Flamingot kundër autokratëve/ 51 ditë protesta për dorëheqjen e Ramës, “Foreign Policy”: Lëvizja më e fuqishme sociale që nga viti 1991

Për banorët e Zvërnecit, një fshat bregdetar në jug të Shqipërisë, plazhi i Pishë Poros ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së përditshme. Brunela Mërtiri, e ka kaluar gjithë jetën duke notuar dhe bërë banja dielli në atë breg, të paktën deri në momentin kur gardhet me tela u shfaqën papritur këtë pranverë.

Këto rrethime përcaktojnë territorin e një kompleksi turistik luksoz që synon të mbulojë mbi 13 milionë metra katrorë përgjatë bregdetit shqiptar, duke prekur edhe zonat e mbrojtura të Lagunës së Nartës dhe Ishullit të Sazanit.

Të lidhura

None found

Kontestet rreth projektit të resortit të Sazanit janë të ashpra, pasi ai mbështetet nga kompani të lidhura me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe gëzon përkrahje të plotë nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Edhe pse ndërtimi filloi në prill, ai ka hasur pengesa të menjëhershme për shkak të kërkesave për një vlerësim mjedisor dhe hetimeve të ndërmarra nga Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), organi i pavarur antikorrupsion në Shqipëri.

“Kjo është toka ime. Nuk kanë asnjë të drejtë që të vijnë e të na marrin tokën, detin dhe pyllin. Ajo na përket neve; nuk është pronë e tyre. Nuk është as e Kastratit, as e Kushnerit, as e Trumpit dhe as e ndonjë tjetri”, u shpreh Mërtiri në një videoqë është bërë virale gjatë ditëve të fundit, duke përmendur emrin e Shefqet Kastratit, një prej sipërmarrësve më me ndikim në Shqipëri dhe i përfshirë në këtë projekt.

Klipi i Mërtirit dhe një tjetër pamje, ku një i ri tërhiqet zvarrë nga dy roje private të sigurisë gjatë një proteste, tregojnë nivelin e acarimit të shqiptarëve ndaj këtij plani.

Për më shumë se një muaj, dhjetëra mijëra qytetarë kanë marshuar drejt selisë së qeverisë në Tiranë duke kërkuar jo vetëm ndërprerjen e projektit dhe dorëheqjen e Ramës, por edhe një ndërprerje të korrupsionit që ka pllakosur vendin, i cili synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

E pagëzuar “Revolucioni i Flamingove” në respekt të zogut shtegtar që gjen strehë në Lagunën e Nartës, kjo është lëvizja sociale më domethënëse në Shqipëri që nga shembja e diktaturës komuniste më 1991.

Ajo shënjon një valë të re protestash të udhëhequr nga Gjenerata Z, e cila i afrohet frymës antikorrupsion dhe antiautoritare që përshkon lëvizjet e ngjashme në Hungari, Serbi dhe vende të tjera të rajonit.

Megjithëse shkak u bë resorti, lëvizja tashmë ka marrë përmasa më të gjera duke u shndërruar në zërin e një Shqipërie të re që kërkon demokraci të mirëfilltë, transparencë dhe llogaridhënie.

Ajo po bashkon njerëz të moshave dhe bindjeve të ndryshme politike, po fuqizon diasporën e madhe shqiptare dhe po ngjall solidaritet te shumë evropianë.

Megjithatë, përballë saj qëndron një realitet i korrupsionit të rrënjosur, klientelizmit, krimit të organizuar dhe një mospërfilljeje të zgjatur të së mirës publike.

Resorti në fjalë u propozua fillimisht në vitin 2024 dhe synon të përqendrojë investime miliarda dollarëshe në dy pika: afro 1.4 miliardë dollarë për transformimin e ishullit të Sazanit dhe 4.7 miliardë dollarë për zhvillimin e një hapësire të stërmadhe toke në afërsi të Zvërnecit.

Planimetria e publikuar tregon se projekti përfshin 600 shtëpi të lidhura, 520 vila, 1,400 apartamente, një marinë për 350 superjahte, një fushë golfi, qendra tregtare dhe restorante.

Rama i është përgjigjur kritikave duke thënë se investitorët janë të fuqishëm dhe se, “është një mundësi historike për Shqipërinë”. Në një intervistë për Financial Times në qershor, ai shtoi: “Po të mos ishte Jared Kushner, askush s’do të interesohej për flamingot, për Shqipërinë, për asgjë”.

Banorët vendës, nga ana tjetër, e shohin si një marrëveshje korruptive që do t’i pasurojë vetëm disa investitorë dhe turistë të pasur, duke sakrifikuar mjedisin, pronat e tyre dhe vetë perspektivën e Shqipërisë për në BE.

Në një intervistë të majit, Ivanka Trump tregoi se ajo dhe Kushner kishin “zbuluar” ishullin e Sazanit – të cilin ajo e quajti një “ishull privat në mes të Mesdheut” – duke notuar deri atje dhe duke bërë një shëtitje zbathur deri në majë.

Tani nuk mund të jem më pa të”, tha ajo. Rrëfimi i saj, i cili në mediat shqiptare u krahasua me tone ironike me aventurat e Robinson Kruzo, ka revoltuar vendasit që e njohin mirë ishullin.

Sazani është padyshim një perlë mahnitëse, i pabanuar, që kurorëzon Gjirin e Vlorës në pikën ku deti Adriatik takohet me Jonin. Por ai nuk është aspak një tokë e pazbuluar apo e paprekur.

Ishulli ka shërbyer si post ushtarak gjatë antikitetit dhe, në kohën e Luftës së Ftohtë, shërbente si strehë për nëndetëset sovjetike, duke qenë i mbushur me bunkerë dhe tunele sekrete. Pasi bazat ushtarake u mbyllën, ai u shpall Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan në vitin 2010.

Deri në vitin 2024, ishte e jashtëligjshme shitja apo dhënia me qira e tokës së mbrojtur në parqet kombëtare për zhvillime private.

Më pas, parlamenti miratoi Ligjin 21/2024, një shtesë e një ligji më të hershëm për zonat e mbrojtura, i cili futi përjashtime të posaçme për resortet turistike të kategorisë pesë yje.

Protestuesit kërkojnë shfuqizimin e këtij amendamenti dhe janë mbështetur nga anëtarët e Parlamentit Europian, të cilët nxorën një rezolutë që kërkon ndalimin e projektit dhe zbatimin e legjislacionit europian për mbrojtjen e mjedisit. Eurodeputetja holandeze Tineke Strik paralajmëroi: “Nëse kjo vazhdon, do të keni një problem të madh me BE gjatë negociatave”.

Përtej dëmit mjedisor, protestuesit kanë mëdyshje për mënyrën se si është dhënë statusi i investimit strategjik për këtë projekt. Ligji shqiptar për Investimet Strategjike, miratuar më 2015, e detyron shtetin të ndihmojë në përshpejtimin e procedurave administrative dhe në mbulimin e kostove të infrastrukturës për këtë lloj projekti.

Vendimi për t’i akorduar statusin e investitorit strategjik Atlantic Incubation Partners, firmë e lidhur me Kushnerin, thoshte qartë se ministria e mbrojtjes – me fjalë të tjera paratë e taksapaguesve – do të paguante për pastrimin e mbetjeve ushtarake në Sazan. Ishulli është i mbushur me municione të epokës sovjetike dhe mina të pashpërthyera, dhe i mungojnë uji i rrjedhshëm dhe një sistem i rregullt kanalizimesh.

Frika e protestuesve është se fondet e taksapaguesve shqiptarë do të shërbejnë për të subvencionuar miliarderët globalë, ndërsa biznesi që do të ngrihet nuk do t’i sjellë asnjë dobi komunitetit.

Përafërsisht 2,000 vizitorë mbërrijnë çdo ditë në Sazan, por shumë pak shqiptarë do të kishin mundësi të paguanin për një dhomë në këtë hotel luksoz, e cila mund të kushtojë sa një pagë e tërë mujore. Përfundimisht, ajo që po ndodh gjithnjë e më shumë është një lloj zhvillimi si shpronësim, ku zyrtarët shesin pasurinë publike për përfitime personale.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet