Rrëmbyen dhe dhunuan një 28-vjeçar për qiranë e papaguar të dy makinave, arrestohen dy vëllezër dhe kushëriri në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen se kanë rrëmbyer dhe ushtruar dhunë mbi një 28-vjeçar, si pasojë e një mosmarrëveshjeje për pagesën e qirasë së dy automjeteve.

Në mesin e të arrestuarve janë dy vëllezër, R.M. 28 vjeç dhe R.M. 22 vjeç, të cilët drejtojnë firmën ku u morën makinat me qira, bashkë me kushëririn e tyre E.M., 22 vjeç.

Të lidhura

None found

Ngjarja doli në dritë pasi një 70-vjeçar njoftoi autoritetet se djali i tij ishte marrë me forcë dhe po transportohej kundër vullnetit nga disa persona. Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Lezhës arritën të identifikojnë, lokalizojnë dhe kapin tre të dyshuarit brenda pak minutash.

Sipas hetimeve paraprake, autorët vepruan me vetëgjyqësi, duke e rrëmbyer 28-vjeçarin nga një pikë karburanti në fshatin Derven. Pretendimi i tyre ishte se i riu nuk kishte shlyer detyrimet për dy automjetet e marra me qira pranë biznesit të vëllezërve.

Në vijim, ata e transportuan viktimën deri në një tjetër karburant në fshatin Shënkoll, ku e goditën dhe më pas e braktisën në rrugë. Në njoftimin e saj, Policia saktësoi se automjeti i përdorur për marrjen me forcë dhe transportimin e të riut nga Kruja në Lezhë u sekuestrua.

28-vjeçari u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku mori ndihmën mjekësore të nevojshme dhe u lirua, duke qenë jashtë rrezikut për jetën.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, e cila do të hetojë veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, të kryera në bashkëpunim.


matbetmatbetJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom giriş