Në shortin e zhvilluar në Nyon të Zvicrës për turin e tretë eliminator të Conference League, Dinamo ka zbuluar se cila skuadër e pret në rast se kalon pengesën e Aluminij.
Të lidhura
None found
Formacioni i drejtuar nga Ilir Daja do të ndeshet me fituesin e përballjes mes FCSB (Rumani) dhe FK Audas (Letoni).
Vlen të theksohet se skuadra e Tiranës do të luajë këtë të enjte takimin e parë të raundit të dytë kundër kundërshtarit slloven. Ndeshja është programuar në stadiumin “Sportni park” me fillim në orën 20:00, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 30 korrik në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 21:00.
