Dërgonte ushqime të atit që kishte vdekur prej 70 ditësh, reagon spitali i Vlorës

Spitali i Vlorës ka reaguar lidhur me rastin e rëndë të denoncuar një ditë më parë, ku vajza dërgonte ushqime për të atin, ndonëse i ndjeri ndodhej në morg prej 70 ditësh.

Ky skandal është denoncuar nga emisioni investigativ ‘Boom’ në Ora News. Anila Zeqiri kishte shtruar në spital babain në datën 27 dhjetor 2020, dhe kur kanë kaluar me shumë se dy muaj, ajo nuk dinte se ku ndodhej babai saj.

Spitali, me anë të një reagimi zyrtar, ka përcjellë versionin e tyre. Në të thuhet se në datën 27 dhjetor, nëpërmjet telefonatës drejt 127, z. L.Z është transportuar drejt spitalit me ambulancën e urgjencës, ku bashkë me të ndjerin ishte shoqëruese edhe e bija.

Në atë ditë, mjeku ka kërkuar të komunikojë me vajzën, por ajo është larguar nga spitali, pa lënë asnjë të dhënë. I ndjeri, me asistencë mjekësore në gjendje të rendë, është nisur drejt Spitalit Covid 1. Po sipas burimeve zyrtare, vetëm në muajin mars, e bija ka kërkuar informacion për të atin, me pretendimin që ajo ka bërë aksident me motor ditën që e ka sjellë atë në urgjencë.

Reagimi i plotë i spitalit:

Prej shume se nje viti, te ndergjegjshem qe misioni yne eshte sa i veshtire aq edhe i rendesishem ne jeten e qytetit, Spitali Rajonal Vlore ka qene pjese e rendesishme ne betejen antiCovid. Jane asistuar, triazhuar, trajtuar, transferuar shume qytetare te Vlores nga ekipet mjekesore cdo dite, duke pasur prioritet shendetin e cdo qytetari. Per sqarim te opinionit publik referuar emisionit te transmetuar diten e djeshme ne televizionin Ora News, ju bejme me dije se: Spitali Rajonal Vlore shpreh ngushellimet per humbjen e z.L.Z. Se pari, eshte detyrim moral edhe social te tregojme te verteten edhe ne situata te pakuptimta te sajuara deri diku nga hidherimi i vajzes se te ndjerit. Ne date 27 dhjetor nepermjet telefonates drejt 127, z. L.Z eshte transportuar drejt spitalit me ambulancen e urgjences, ku bashke me te ndjerin ishte shoqeruese edhe e bija.

Po ne ate date, ku mjeku i urgjences triazhon rastin, ka kerkuar te komunikoje me vajzen por ajo eshte larguar nga spitali pa lene asnje te dhene. I ndjeri, me asistence mjekesore ne gjendje te rende (sqarojme ketu qe ishte i patrajtuar) niset drejt Spitalit Covid 1 .Vetem ne mars, pra shume kohe me pas, e bija ka kerkuar informacion per te atin me pretendimin qe ajo ka bere aksident me motor diten qe e ka sjelle ate ne urgjence edhe u largua pa pritur as perfundimin e vizites mjekesore si dhe pa lene numer kontakti. Ne te dhenat e spitalit po ate dite s’ka asnje te rregjistruar per aksident edhe per me teper, nuk figurojne te demtuar qe kerkojne asistence edhe hospitalizim per te vertetuar pretendimin se ajo eshte aksidentuar dhe nuk ka qene ne gjendje per te levizur.

Nga rregjistrat e reparteve nuk ka asnje dite shenime qe familjare te tjere kane sjelle ushqime(e bija e pohon qe s’ka sjelle ajo vete per shkak te aksidentit, por nuk permend ne asnje rast emrat e familjareve qe jane paraqitur me ushqime prane spitalit ) dhe aq me teper te kerkojne informacion mjekesor per z. Zeqiri . Znj. Zeqiri, ne muajin mars, pra shume kohe pas dhjetorit, ka kerkuar informacion per te atin, ku eshte sqaruar edhe pajisur me Fleten e Daljes nga Spitali Rajonal Vlore per te ndjerin. Sipas Fletes se Daljes referuar karteles mjekesore, i ndjeri ka qendruar vetem dy ore ne Spitalin Rajonal te Vlores, ku brenda kesaj kohe i eshte dhene ndihma e pare, eshte pajisur me ekzaminime mjekesore dhe eshte transferuar drejt Spitalit Covid 1, ku sic behet edhe me dije, ka humbur jeten.

Ne emrin e personelit mjekesor kerkojme ndjese per komunikimin aspak etik (te personelit mbeshtetes, ne rastin ne fjale shoferi i ambulances) edhe sigurojme qe situata te tilla nuk duhet te ndodhin per asnje arsye. Kerkojme nga ana e organeve kompetente hetimin edhe transparencen e rastit duke treguar te verteten rreth kesaj ngjarje duke vene ne dispozicion cdo te dhene transparente nga ana e Spitalit Rajonal Vlore. Fokusi i pandemise mbetet ndergjegjja e cdo individi per te respektuar masat kufizuese dhe rekomandimet mjekesore si dhe solidariteti njerezor i sejcilit prej nesh.


Shtuar 23.03.2021 16:00