Kallëzim penal ndaj një punonjësi të Universitetit të Tetovës, i dyshuar për përvetësimin e mbi 3.3 milionë denarëve nga pagesat studentore

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka pranuar një kallëzim penal nga Policia Financiare, në të cilin akuzohet një punonjës i Universitetit të Tetovës për shpërdorim të detyrës dhe falsifikim dokumentesh.

Të lidhura

None found

Sipas autoriteteve, i pandehuri A.Z., i punësuar si bashkëpunëtor i lartë për logjistikë dhe punë në terren, dyshohet se në periudhën nga marsi 2020 deri në shkurt 2023 ka përvetësuar paratë e studentëve që i ishin besuar për participim, bashkëfinancim dhe shpenzime të tjera studimore.

Në vend që t’i depozitonte këto mjete në llogarinë bankare të universitetit përmes platformës E-pay, ai akuzohet se i ka futur në xhepin e tij, duke përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 3.362.272 denarë. Sipas kallëzimit, po kjo shumë i është shkaktuar si dëm financiar Universitetit të Tetovës.

Për të fshehur gjurmët e veprës, dyshohet se ai përgatiste dëshmi të falsifikuara pagese, të cilat ua dorëzonte studentëve si vërtetime se pagesa ishte kryer.

Hetimet kanë zbuluar se për të falsifikuar dokumentet, ai ka marrë të dhënat dhe kodin QR nga një dëshmi e vërtetë pagese përmes E-pay dhe pastaj ka ndryshuar emrin e paguesit, shumën dhe datën. Studentët, duke besuar në origjinalitetin e dokumenteve, i kanë ngarkuar ato në sistemin elektronik të universitetit dhe i kanë paraqitur në shërbimin studentor.


matbetmatbetJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişcasibom