Filmi i ri i Christopher Nolan, “Odisea”, po shënon një sukses të madh në kinematë botërore, por admiruesit e regjisorit britanik do të duhet të presin disa vite për projektin e tij të ardhshëm.
Nolan ka zbuluar se nuk pritet të sjellë një film të ri përpara të paktën tre viteve. Në një intervistë për emisionin “Today” të NBC, ai tha se ritmi i punës së tij kërkon një periudhë të gjatë përgatitjeje, veçanërisht për projekte me përmasa të mëdha.
Të lidhura
None found
Regjisori, i cili vitet e fundit ka publikuar filma pothuajse çdo tre vjet si “Interstellar”, “Dunkirk”, “Tenet” dhe “Oppenheimer”, pranoi se realizimi i “Odisea” ka qenë një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij.
“Kam arritur kufijtë e qëndrueshmërisë sime dhe mendoj se edhe të gjithë të tjerëve”, u shpreh Nolan, duke theksuar se një projekt i tillë duhej të ishte jashtëzakonisht sfidues.
“Odisea”, një adaptim i veprës së Homerit, është xhiruar tërësisht me teknologjinë IMAX 70 milimetër, një zgjedhje që sipas Nolan ishte mënyra për të realizuar një ëndërr të vjetër kinematografike.
Filmi, me një kast të yjeve ku përfshihen Matt Damon, Anne Hathaway, Tom Holland, Zendaya, Robert Pattinson dhe Charlize Theron, pritet të arrijë mbi 257 milionë dollarë të ardhura globale
