Bashkimi Demokratik për Integrim ka kundërshtuar promovimin e punimeve të bërë nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke pretenduar se ai po e keqinformon publikun në lidhje me projektin e rrugës Tetovë–Prizren.
Të lidhura
None found
Sipas partisë opozitare, vendi ku u paraqitën punimet nuk ndodhet në itinerarin e rrugës Tetovë–Prizren. BDI thekson gjithashtu se Komuna e Tetovës nuk ka autorizim për zbatimin e këtij projekti, pasi rruga konsiderohet shtetërore.
“Kur realiteti nuk prodhon sukses, pushteti prodhon gënjeshtra”, deklaron BDI në reagimin e saj.
BDI rendit disa pretendime, duke nënvizuar se rruga Tetovë–Prizren nuk kalon në lokacionin e promovuar, se Komuna e Tetovës nuk është kompetente për një projekt të tillë dhe se punimet e shfaqura nuk disponojnë projekt themelor, leje ndërtimi apo shpronësim të pronave private.
Në përmbyllje, BDI vlerëson se “pa projekt dhe pa leje nuk ndërtohet rrugë, por vetëm një gënjeshtër.
