Ekspertja Popovska në rastin “Lotaria”: Nuk kam vërejtur shkelje të procedurës

Në procesin gjyqësor për “Lotarinë Shtetërore”, ekspertja e prokurorisë Anita Popovska iu përgjigj pyetjeve të avokatëve mbrojtës të Përparim Bajramit, Artan Grubit dhe gjashtë të pandehurve të tjerë.

Vëmendja e mbrojtjes u përqendrua te raporti i ekspertizës së Prokurorisë Publike, i cili u përgatit në qershor të këtij viti.

Të lidhura

None found

Sipas këtij raporti, procedura kishte filluar në dhjetor të vitit 2022 dhe përfshinte një plan financiar si dhe një plan për furnizime publike, i cili përmbante edhe planin e investimeve.

Qeveria e miratoi këtë plan në shkurt të vitit 2023, ndërsa në fund të muajit maj, Ministria e Financave dha pëlqimin e saj për informacionin e Lotarisë Shtetërore.

Më pas, në qershor, informacioni u miratua, por pa një vendim formal, pasi Qeveria nuk kishte kompetencë vendimmarrëse në këtë rast, duke vepruar në cilësinë e asamblesë së aksionarëve.

Në raportin e saj, ekspertja konstatoi se bordi mbikëqyrës e nisi procedurën në gusht të vitit 2023, dhe më pas u siguruan 800 aparatet e prokuruara.

Mbrojtja e Bajramit dhe Grubit theksoi gjithashtu se, në përputhje me ligjin, nga 1 janari 2027 shteti do të jetë organizatori i vetëm i lojërave të fatit, çka e bën të pabazë akuzën që rëndon mbi ta.


Shtuar më 18.11.2026 19:37

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusucasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet