Nis seanca në Gjykatën e Durrësit për ish-drejtoreshën dhe dy zyrtaret e Postës, dyshohen për përvetësimin e 69 milionë lekëve

Në Gjykatën e Durrësit ka filluar seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj ish-drejtoreshës, shefes së financës dhe arkëtares së filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Tri zyrtaret u arrestuan tre ditë më parë, pasi dyshohet se nuk depozituan në arkat e degëve të Shijakut dhe Krujës 69 milionë lekë të rinj, fonde të parashikuara për pensionet dhe ndihmat sociale.

Nën hetim janë Elisabeta Mataj, e shkarkuar pak ditë më parë nga detyra e drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, shefja e financës Valbona Doni dhe arkëtarja Paola Dana. Arrestimi i tyre u krye nga policia pas një denoncimi dhe hetimeve të nisura për abuzimin e dyshuar me miliona lekë nga fondet e institucionit.

Të lidhura

None found

Ndalimi u ndërmor në kuadër të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.

Sipas dyshimeve të ngritura nga hetimet, gjatë muajve prill dhe maj 2026, tri shtetaset kanë përvetësuar shumën prej 69 milionë lekësh të rinj. Këto para duhej të arkëtoheshin nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës për degët e Shijakut dhe Krujës, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për banorët e këtyre zonave.

Çështja po ndiqet nga prokurori Gazmend Frëngu, ndërsa gjyqtar është Xhevdet Lika.


MatbetjojobetJojobetJojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet giriş