Gjatë vizitës së punës në Uashington, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi një takim me Zëvendës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Christopher Landau.
Të lidhura
None found
Mucunski deklaroi pas bisedimeve se Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja ndajnë qëndrime të afërta për një sërë temash me rëndësi politike, ekonomike dhe të sigurisë.
Sipas tij, diskutimi u zhvillua në një atmosferë të hapur, miqësore dhe përmbajtjesore, ndërsa të dyja palët ritheksuan vullnetin për avancimin e partneritetit strategjik dhe të bashkëpunimit bilateral, në dobi të qytetarëve të dy shteteve.
Në fokus të takimit ishin bashkëpunimi në mbrojtje dhe në kuadër të aleancës së NATO-s, si edhe zhvillimi ekonomik, energjetika dhe lidhshmëria rajonale, bëri të ditur Mucunski.
Palët këmbyen gjithashtu pikëpamje për gjendjen në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar rolin e angazhimit të vazhdueshëm amerikan për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit.
