Botërori 2026 vendos kampionin të dielën, Spanja përballë Argjentinës së Messit në finalen e New Yorkut

Finalja e madhe e Botërorit 2026 do të luhet të dielën, kur Spanja dhe Argjentina do të përballen për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror. Sfida është planifikuar të nisë në orën 21:00 në “MetLife Stadium” të New Yorkut.

Të lidhura

None found

Argjentina, nga ana e saj, mbështetet te një tjetër shkëndijë e Leo Messit. “Albicelestet” synojnë të fitojnë titullin e dytë radhazi, një arritje që do të përmbyllte në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën e futbollistit dhe do të forconte dominimin e tyre në arenën globale.

Spanja kërkon rikthimin në majën e botës pas 16 vitesh. “Furia e Kuqe” nuk e ka ngritur trofeun që prej vitit 2010, kur triumfoi 1-0 ndaj Holandës në finale, dhe tashmë synon të rikthehet sërish në podiumin më të lartë.

Spektakli nuk do të kufizohet vetëm te fusha e lojës. Pas mbylljes së pjesës së parë, parashikohet një performancë speciale 17-minutëshe nga emra të njohur të muzikës, mes tyre Shakira, Madonna, BTS dhe Justin Bieber, përpara se të rifillojë pjesa e dytë.

Një duel mes dy gjigantëve pritet të sjellë ritëm, emocione të forta, drithërima, si edhe lot gëzimi e zhgënjimi, në një mbrëmje që premton sukses të madh si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.



Shtuar 18.07.2026 11:36

MatbetjojobetJojobetJojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet giriş