Ish-asistentja e Jeffrey Epstein rrëfen kontrollin dhe abuzimet brenda rrethit të tij

Për herë të parë, një ish-asistente e Jeffrey Epstein ka folur për mënyrën se si financieri amerikan, i akuzuar për trafikim seksual dhe abuzim, manipulonte gratë që punonin pranë tij dhe mbante kontroll mbi jetën e tyre.

Të lidhura

None found

Gruaja, e cila për BBC është paraqitur me emrin e sajuar Anya, deklaroi se ishte tërhequr nga premtimet për një rrugëtim në modeling. Sipas saj, ajo përfundoi për vite të tëra nën dominimin e plotë të Epstein, mes abuzimeve seksuale, presionit psikologjik, kërcënimeve dhe izolimit.

Anya tregon se njohja e saj me Epstein ndodhi në Paris, pasi u prezantua me të nga një skaut mode. Ai, sipas dëshmisë së saj, i ofroi kontakte në botën e modës dhe mundësi punësimi, por ajo kuptoi më vonë se kjo kishte qenë një mënyrë për ta futur në rrethin e tij.

Sipas saj, Epstein ndërtonte një varësi të fortë financiare dhe emocionale te viktimat. Ai u diktonte rutinën e përditshme, vendoste personat me të cilët mund të shoqëroheshin, dëgjonte ose kontrollonte telefonatat dhe krijonte bindjen se largimi prej tij ishte i pamundur.

Ajo pretendon se abuzimi i parë seksual ndodhi gjatë një qëndrimi në Palm Beach, në kohën kur Epstein po vuante dënimin për një çështje të mëparshme. Dëshmia e saj thotë se abuzimet vazhduan edhe për vite më pas.

Kontrolli, sipas Anyas, shtrihej edhe te paraqitja fizike e grave. Në rastin e saj, ajo thotë se Epstein e detyroi të kryente ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e një tatuazhi, çka i la shenja të përhershme në trup.

Anya pretendon gjithashtu se Epstein siguronte materiale komprometuese për gratë pranë tij. Sipas saj, ai i fotografonte dhe filmonte, ndërsa i detyronte të hartonin letra falënderimi, të cilat më vonë mund të përdoreshin kundër tyre.

Në rrëfimin e saj, ajo shprehet se çdo asistente detyrohej të sillte gra të tjera në rrethin e Epstein, duke ngritur atë që e cilëson si një “ekosistem abuzimi”.

Dëshmia e Anyas përputhet edhe me deklarimet e mëparshme të Sarah Kellen, një tjetër ish-asistente e Epstein. Kellen ka thënë para Kongresit amerikan se ai ua hiqte viktimave autonominë dhe i bënte plotësisht të varura prej tij.

Jeffrey Epstein vdiq në burg në vitin 2019, teksa priste të gjykohej për akuzat për trafikim seksual të të miturve. Që pas vdekjes së tij, dhjetëra viktima kanë bërë publike dëshmi të tjera, ndërsa fondi i kompensimit për të mbijetuarit ka shpërndarë dëmshpërblime për shumë prej tyre.


Shtuar 18.07.2026 08:00

MatbetjojobetJojobetJojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş