Arsenali intensifikon lëvizjet për Morgan Rogersin

Arsenali ka riaktivizuar interesimin për Morgan Rogersin e Aston Villas, ndërsa njëkohësisht është pranë sigurimit të Christos Tzolis nga Club Brugge.

Të lidhura

None found

Sipas Fabrizio Romanos, reprezentuesi anglez është kthyer tashmë në “objektivin kryesor” të klubit londinez, në kohën kur fillimi i sezonit të ri të Ligës Premier është pak më shumë se një muaj larg.

Gazetari italian raporton se “Topçinjtë” kanë shtuar ritmin e përpjekjeve për të gjetur një marrëveshje për 23-vjeçarin. Rogers ka edhe pesë vite kontratë me Aston Villan.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery nuk pritet ta lëshojë lehtë mesfushorin ofensiv, i cili gjatë sezonit të kaluar realizoi 14 gola dhe dhuroi 12 asistime. Ai kontribuoi që Aston Villa të fitojë Ligën e Evropës dhe të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Romano ka bërë të ditur gjithashtu se kontaktet mes Arsenalit dhe përfaqësuesve të futbollistit kanë arritur në një fazë “të avancuar”. Kjo vjen pasi ai raportoi se anësori Tzolis pritet të kalojë në Emirates për afërsisht 40 milionë euro.

Rogers është afirmuar te Aston Villa dhe, falë ndikimit të tij në gola e asistime, është bërë një prej futbollistëve më të kërkuar në Angli.

Ish-futbollisti i Middlesbrough është dalluar veçanërisht për golat e realizuar nga distanca me Villan, çka ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha që synojnë firmën e tij.

Edhe pse emri i tij është përmendur vazhdimisht në zërat e merkatos, në qershor, përpara nisjes së Kupës së Botës, lojtari ofensiv tha se nuk i lejon më spekulimet e afatit kalimtar të ndikojnë tek ai.//


Shtuar 17.07.2026 20:55

MatbetjojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobet girişjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş