Një incident me armë zjarri në Norresundby, qytet në veri të Danimarkës, ka lënë të vdekur një civil dhe të plagosur një efektiv policie.
Të lidhura
None found
Ngjarja nisi sot, kur policia u njoftua për një zjarr në një ndërtesë në një zonë industriale dhe patrullat shkuan në vendin e raportuar.
Sipas njoftimit të autoriteteve, sapo mbërritën në zonë, oficerët e policisë u qëlluan me armë zjarri.
Forcat e rendit kthyen zjarrin dhe plagosën rëndë personin e armatosur, i cili më pas u transportua në spital.
Policia bëri të ditur se nga plumbat u goditën një civil dhe një oficer që ndodhej në vendngjarje. Civili ka ndërruar jetë, ndërsa polici i plagosur ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
