Enzo Bettamio, 19 vjeç, doli të hënën para gjykatës nën akuzën për vrasjen e një gruaje në qendër të Londrës. Sipas akuzës, ngjarja ndodhi vetëm disa orë pasi viktima i kishte dhënë me qira një dhomë përmes një platforme për administrimin e pronave me qira afatshkurtër.
Të lidhura
None found
Në seancë u tha se Bettamio, i cili në atë kohë ishte 16 vjeç, kishte mbërritur në Britani nga Los Angeles më 5 prill 2024. Ai përdori platformën e njohur për të rezervuar për një muaj një dhomë në apartamentin e Kamonan Tiamfanit, e njohur edhe me emrin Angela, në zonën Marble Arches të Londrës qendrore.
Në natën kur ndodhi krimi, pronarja ndodhej në banesën e një miku. Megjithatë, ajo u largua prej andej në orët e para të 6 prillit, duke thënë se kishte një emergjencë në apartamentin e saj.
Gruaja mbërriti në shtëpi me një automjet Uber në orën 4:24 të mëngjesit dhe kjo rezultoi të ishte hera e fundit kur ajo u pa e gjallë. Afërsisht 13 orë më vonë, sipas pretendimeve, Bettamio mori një taksi drejt aeroportit, bleu një biletë dhe u nis për në Dubai.
Policia e gjeti trupin e saj më 8 prill, pasi miqtë e viktimës ishin alarmuar ngaqë nuk arrinin të lidhen me të. Ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se ajo kishte humbur jetën për shkak të plagëve të shumta me thikë.
Procesi gjyqësor ndaj Betamios, pilot ndërkombëtar i kartingut, pritet të nisë më 1 shkurt të vitit të ardhshëm.
