Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova, vlerëson se qytetarëve që jetojnë jashtë vendit duhet t’u krijohen mundësi për të votuar, duke theksuar se dispozitat aktuale të Kodit Zgjedhor prodhojnë pabarazi në trajtimin e diasporës.
Të lidhura
None found
Sipas saj, diaspora ndodhet në pozitë diskriminuese, ndërsa e drejta e votës përcaktohet qartë edhe në Kushtetutë.
“Kur bëhet fjalë për diasporën, ndonjëherë shokohem nga ajo që dëgjoj. Sipas Kushtetutës sonë, e drejta e votës është e lidhur në mënyrë aktive dhe pasive me shtetësinë. Është e pamundur të dërgohen në qendrat e votimit, kjo është shumë, ne nuk kemi asnjë, dhe i kemi vetëm në konsullata dhe ambasada, gjë që është e pamundur në disa vende. Pra, çfarë po bëhet atëherë? Ose me votim postar ose me votim elektronik e kështu me radhë”, deklaroi Siljanovska-Davkova.
Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, e cila ka vlerësuar se propozimi i qeverisë për votim fillimisht elektronik e më pas përmes postës nuk përmban mekanizma mbrojtës dhe mund të krijojë hapësirë për manipulime zgjedhore, Siljanovska tha se regjistrimi elektronik ishte realizuar pikërisht prej tyre.
Ajo preku edhe tema të tjera që mbeten të pazgjidhura, përfshirë modelin me një njësi zgjedhore dhe çështjen e financimit të partive gjatë zgjedhjeve.
“Sa i përket vërejtjeve të tjera, një njësi zgjedhore është një zgjidhje e mirë, ndërsa për të tjerat në lidhje me reklamat politike e kështu me radhë, duhet të arrihet edhe një konsensus, ka vende në të cilat nuk ka reklama politike të paguara”, tha Siljanovska-Davkova./Telegrafi/
