Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama, ishte sot i pranishëm në aktivitetin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ku nis zbatimi i programit kombëtar përmes të cilit qeveria do të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme, në kuadër të 35 viteve ekonomi tregu.

Në fjalën e mbajtur gjatë eventit, kreu i qeverisë u ndal edhe te forcimi i monedhës shqiptare përballë rënies së euros.

Të lidhura

None found

Sipas tij, kjo ecuri përbën një tregues të pakundërshtueshëm të rritjes ekonomike të vendit.

“Suksesi i ekonomisë shqiptare dëshmohet edhe nga forcimi i lekut, i cili është një tregues kokëfortë i rritjes së saj. Çdo vit në këtë vend hyjnë miliarda e miliarda. Pretendimet për narko dhe gomarllëqe të ngjashme mund t’u pëlqejnë shumë njerëzve që kërkojnë lajme të këqija, por nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Po të ishte kështu, lajmi nuk do të qarkullonte vetëm në kanale informacioni që luajnë violinën me vesh. Ai do të raportohej nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat e vëzhgojnë me lupë ekonominë shqiptare. A ekziston informaliteti ekonomik në Shqipëri? Natyrisht që po. Ka edhe para të pista, por në cilin vend nuk ka?

Është shumë e ligë që një shqiptar t’i veshë Shqipërisë një kostum kaq të ndyrë. Nuk e di se çfarë janë ata që veprojnë kështu. Edhe ju keni pjesën tuaj në këtë program. Bizneset e kanë tërhequr fort litarin me pagat dhe tashmë janë të gatshme të paguajnë edhe më shumë se në Greqi.

Tani, megjithatë, duhet fituar besimi i shqipove që janë larguar për të punuar në Greqi. Shqipëria e sotme nuk jeton më me arritjet, por me pritshmëritë.

Kur mbërrita këtu, në shkallë kishte më shumë persona sesa ndodhen tani në sallë dhe të gjithë ishin turistë. Sot, në rrugët e Tiranës, turistët janë gjithnjë e më të shumtë. Në qershor pati një stepje, pasi rritja ishte vetëm 1 përqind. Megjithatë, realiteti është se turistët e huaj sjellin në vendin tonë 5.7 miliardë euro.

Flitet sikur këtu funksionon një lavatriçe e madhe për pastrimin e parave të pista. Por, nëse kjo do të ishte e vërtetë, kush do të na lejonte të përparonim drejt BE-së? Vetëm dyshimi për një gjë të tillë do ta kishte ndalur procesin dhe do të na kishte vendosur përballë inspektimeve të thelluara të BE-së. Ndryshe nga dje, sot sistemi po lufton.

Kapja e personave të përfshirë në rrjetin që ka mundësuar sjelljen e njerëzve, të cilët kanë bërë të mundur futjen e parave të pista, është një lajm i rëndësishëm. Kjo tregon se ata po goditen nga të gjitha drejtimet. Në një prej këtyre ‘fast food’-eve që të shfaq algoritmi, një personazh që dukej si kompetent, por që nuk kishte asnjë atribut, shkollim apo ditë pune përveç industrisë së llafeve, pyeste: Përse ka rënë euro?

Përgjigjja ishte se leku është forcuar, ndërsa ata silleshin sikur kishin zbuluar një gafë. Por pikërisht kjo është e vërteta. Prej disa vitesh kemi aeroportin më të madh të rajonit, duke kaluar edhe Beogradin, dhe këtë e kemi arritur pa subvencione, ndërkohë që atje subvencionojnë. Çfarë parash janë këto? Përballë gjithë këtyre treguesve, si mund të mos forcohej leku”?-  u shpreh Rama.


Shtuar 17.07.2026 14:06

MatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş