Lorenco Vila pas kualifikimit të Dinamos ndaj Astanës: Fitorja ishte e merituar, Ilir Daja na kërkoi qetësi

Dinamo siguroi mbrëmjen e djeshme kualifikimin në raundin e dytë të Conference League, pasi triumfoi 1-4 ndaj Astanës në Kazakistan. Ndeshja zgjati 125 minuta, ndërsa dinamovitët përmbysën humbjen 0-1 të pësuar në “Elbasan Arena”, në takimin e parë të raundit të parë kualifikues.

Të lidhura

None found

Një prej figurave vendimtare të suksesit ishte Lorenco Vila. Sulmuesi realizoi në minutën e 93-të golin që i dha Dinamos sigurinë e kalimit në fazën tjetër. Në prononcimin për “Newsport.al”, ai foli për përmbysjen ndaj Astanës, rolin e trajnerit Ilir Daja, rinovimin me klubin dhe ambiciet për sezonin e ri.

Pësuat gol dhe shifrat e përgjithshme shkuan 2-0, por motivimi duket sikur u shtua më tepër, çfarë ndikoi përveç rezultatit negativ?

Në fillim të ndeshjes patëm disa vështirësi, pasi luanim në fushën e kundërshtarit. Astana ishte më e mirë në minutat e para, por pas golit të tyre ne nisëm të merrnim kontrollin e lojës. Në pjesën e dytë ritmi ynë ishte shumë më i lartë. Fituam penallti dhe Astana mbeti me 10 lojtarë. Më pas e menaxhuam ndeshjen si duhet dhe besoj se e merituam plotësisht këtë kualifikim.

Çfarë ju tha Ilir Daja në pushimin e ndeshjes, pasi duket se dora e trajnerit solli ndryshim të madh?

Profesor Daja ka padyshim meritat e tij. Edhe pse ishim me -2 gola në rezultatin e përgjithshëm, gjatë pushimit ai na kërkoi të qëndronim të qetë dhe të administronim lojën. Të gjithë e dimë se profesor Daja është ekspert për leximin e ndeshjeve. Ai na tha të mos dorëzoheshim, sepse një gol do të na kthente në lojë dhe pikërisht kështu ndodhi.

Një gol në Conference League, çfarë ndjeni, duke ditur edhe rëndësinë e golit, pasi ishte ai i kualifikimit për 1-3?

Jam shumë i lumtur për atë gol, pasi ishte goli i 3-të dhe erdhi në shtesë. Ai na siguroi kualifikimin, sepse edhe me rezultatin 1-3 ne do të kalonim më tej. Ia dedikoj të gjithë skuadrës, sepse pa ta nuk do të mund ta shënoja. Ishte vërtet një ndjesi e mrekullueshme, duke parë rëndësinë e takimit dhe kundërshtarin që kishim përballë.

Kundërshtari i radhës, Aluminij nga Sllovenia. Sa optimistë jeni që mund ta kaloni edhe fazën e dytë kualifikuese?

Nuk e kemi analizuar ende kundërshtarin e radhës, ndaj nuk mund të jap një përgjigje konkrete, pasi nuk e njohim. Gjithsesi, ne besojmë te kualifikimi, duke u mbështetur te cilësitë e këtij grupi. Do të luftojmë deri në fund për të kaluar më tej dhe për t’i bërë krenarë tifozët tanë, ashtu siç shpresoj të jenë ndjerë pas fitores ndaj Astanës.

Sapo keni rinovuar me Dinamon, ju bindi Ilir Daja apo presidenti Bardhi?

Ky është viti im i katërt te Dinamo dhe këtu ndihem si në shtëpi. Presidentin Bardhi e kam pasur edhe te Teuta, ndaj kemi një raport shumë të mirë. Edhe ardhja e profesor Dajës ishte një zgjedhje që e dëshironim të gjithë. E doja rinovimin dhe tani do të jem pjesë e Dinamos për dy vite të tjera. Besoj se përpara nesh është një e ardhme e bukur, me rezultate pozitive.

Edhe pak nis sezoni i ri i “Abissnet Superiore”. Dinamo ka 2-3 vite që investon, por përsëri larg titullit, si e shihni sezonin e ardhshëm, Dinamo mes dy pretendentëve kryesorë dhe pse?

Është e vërtetë që Dinamo prej disa vitesh investon, por ende nuk ka arritur te titulli kampion. Mendoj se duhej të kishim bërë disi më shumë për ta fituar atë. Besoj se ky mund të jetë viti i Dinamos dhe shpresoj të marrim maksimumin. Do të garojmë në çdo front, si për titullin në Superiore, ashtu edhe për të mbrojtur Kupën e Shqipërisë.


Shtuar 17.07.2026 10:15

MatbetmatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet