Protestuesit u kthyen përpara godinës së Kryeministrisë pas marshimit masiv në rrugët dhe akset kryesore të Tiranës, aty ku edhe u mbyll zyrtarisht tubimi i kësaj dite.
Dita e 47-të e revoltës qytetare kundër qeverisë u shoqërua me fjalime të forta, mesazhe kreative të shkruara në asfalt dhe një marshim që bllokoi për disa dhjetëra minuta nyjet kryesore të kryeqytetit.
Të lidhura
None found
Pas rikthimit pranë selisë së qeverisë, qytetarët dhe aktivistët vijuan me thirrjet që dëgjuan gjatë gjithë protestës: “Arrestoni Ramën, arresto Ballukun!”. Përmes tyre, ata kërkuan edhe një herë ndërhyrjen e menjëhershme të organeve të reja të drejtësisë lidhur me aferat korruptive të denoncuara.
Para se të shpërndaheshin, organizatorët dhe aktivistët njoftuan se protesta do të vijojë nesër, në ditën e 48-të radhazi të kësaj qëndrese popullore. Nga megafonët u bë thirrje për pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në bulevard, me synim vazhdimin e presionit ndaj mazhorancës.
