Revolta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij ka hyrë sot në ditën e 47-të. Qytetarët e parë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, prej nga pritet të nisin marshimin e paralajmëruar drejt selisë së Kryeministrisë.
Mes pjesëmarrësve që dolën në shesh për të shprehur pakënaqësitë ishte edhe një i moshuar. Duke folur për mikrofonin e News24, ai ngriti shqetësime për situatën ekonomike e sociale në vend, duke përmendur pagat e ulëta dhe gjendjen e rënduar të sistemit shëndetësor.
Të lidhura
None found
“Gjithçka është kundër popullit. Pagat janë të ulëta dhe spitalet janë copë-copë. Rama nuk e pranon situatën. Në këtë vend asgjë nuk funksionon dhe nuk po shohim asgjë të mirë”, deklaroi i moshuari i revoltuar.
Protesta pritet të vazhdojë me marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa qytetarët kërkojnë nga qeveria reagim dhe ndryshim të menjëhershëm.
