Drejtoresha e filialit të Postës në Durrës, Elisabeta Mataj, shefja e financës, Valbona Hoti Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana, janë ndaluar.
Menjëherë pas kallëzimit penal të bërë nga Posta, prokurori Frëngu nisi procedurat dhe kërkoi mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Tri punonjëset, të akuzuara nga Posta Shqiptare për shkelje të detyrës dhe abuzim me vlera monetare, janë ballafaquar.
Të lidhura
None found
Prokurori urdhëroi ndalimin e të tria punonjëseve, ndërkohë që hetimet për çështjen vijojnë.
