Fernando Torres zgjedh Julian Alvarezin si më të mirin në botë, jo Lionel Messin

Fernando Torres ka bërë një vlerësim befasues për futbollin argjentinas, duke mos përmendur Lionel Messin si lojtarin më të mirë aktual të vendit. Deklarata e ish-legjendës spanjolle vjen në prag të një finaleje të mundshme të Kupës së Botës mes Spanjës dhe kampionëve në fuqi.

Të lidhura

None found

“Furia e Kuqe” siguroi një fitore bindëse 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinale, përballë një prej ekipeve të konsideruara favorite të turneut. Mikel Oyarzabal dhe Pedro Porro realizuan golat, ndërsa paraqitja e Rodrit ka rikthyer diskutimet për mundësinë që ai të jetë një kandidat i fortë për Topin e Artë.

Nën drejtimin e Luis de la Fuentes, Spanja ka pësuar vetëm një gol në këtë Botëror, duke u pozicionuar tashmë si favoritja e re për të fituar trofeun.

Të dielën në mbrëmje, në stadiumin “MetLife” në New Jersey, Spanja do të luajë finalen kundër fituesit të përballjes gjysmëfinale Argjentinë–Angli. Në rast se Argjentina vijon rrugëtimin për mbrojtjen e titullit, Lionel Messi do të shihej nga shumica si rreziku kryesor për spanjollët, pasi statistikat e rendisin atë si futbollistin me paraqitjet më të mira në këtë Kupë të Botës.

Por Torres ka një tjetër mendim.

Pasi Julian Alvarez shënoi dy herë kundër Real Madridit në triumfin në derbin e La Ligës në shtatorin e kaluar, ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Atletico Madridit nuk kurseu elozhet për argjentinasin.

Sipas Daily Mail, Torres, duke folur për aftësitë e sulmuesit, e cilësoi Alvarezin si futbollistin më të mirë në botë.

“Për mua, Julian Alvarez është lojtari më i mirë në botë, pa asnjë dyshim. Nuk ka shumë më tepër për të thënë”.

Natyrisht, mund të ketë nga ata që e vendosin Lionel Messin, Kylian Mbappenë ose Lamine Yamalin mbi të.

Gjithsesi, roli i Alvarezit mbetet i padiskutueshëm. Edhe pse shpesh nuk vlerësohet sa duhet, ai është një lojtar kyç si për klubin e tij, ashtu edhe për kombëtaren argjentinase.


MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbet girişbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet