Gjatë një takimi të zhvilluar në Peshkopi me përfaqësuesit e inspektorateve të Dibrës, kryeinspektori Dashnor Sula shprehu shqetësimin për numrin e lartë të humbjeve të jetës në sektorin minerar. Ai theksoi se kushtet e rënda në galeritë nëntokësore kërkojnë një angazhim më të madh nga Inspektorati i Punës, nëpërmjet kontrolleve të shpeshta për të parandaluar tragjeditë.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me protestën kombëtare që po zhvillohet prej 45 ditësh në kryeqytet, Sula e përshkroi atë si një manifestim të një demokracie që funksionon, sidomos duke qenë se ka kaluar pa asnjë përplasje.
Të lidhura
None found
Një tjetër pikë e diskutuar në takim ishte rreziku i zjarreve në rajonin e Dibrës. Kryeinspektori u bëri apel autoriteteve përgjegjëse të ndërmarrin hapa parandalues dhe njëkohësisht i ftoi banorët të jenë të kujdesshëm për të evituar ndezjen e vatrave.
Sula nuk la pa përmendur as çështjen e sigurisë ushqimore në industrinë turistike. Ai vijoi të insitonte në domosdoshmërinë e inspektimeve nga ana e AKU-së për bizneset që ushtrojnë aktivitet në këtë sektor.
