Reagim i Ashpër nga Demokratët Evropianë ndaj Thirrjes së Ministres Serbe për Spastrim Etnik në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratët Evropianë (EDP), Sandro Gozi, i kërkoi presidentit serb Aleksandar Vuçiq që të distancohet në mënyrë kategorike nga deklaratat e një ministreje të qeverisë së tij dhe të sigurojë shkarkimin e saj të menjëhershëm.

Të lidhura

None found

Reagimi vjen pasi ministrja Snezhana Paunoviq shpërtheu në një deklaratë provokuese, duke pohuar se po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën.

Nga selia e EDP-së, kjo deklaratë u cilësua si skandaloze dhe krejtësisht e patolerueshme. “Ajo përbën një mbështetje të hapur për shpërnguljen e dhunshme, përndjekjet dhe krimet kundër njerëzimit, ndërsa legjitimon vetë agjendën për të cilën u vu në akuzë Sllobodan Millosheviqi,” theksohej në njoftimin e partisë.

Gozi u shpreh prerazi: “Presidenti Aleksandar Vuçiq duhet t’i dënojë pa mëdyshje këto shprehje dhe të sigurojë largimin e menjëhershëm të saj nga pozita”.

Reagimi i Demokratëve Evropianë vijonte më tej duke argumentuar se Serbia nuk mund të shfaqë bindshëm përkushtim për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kur zyrtarë të lartë të ekzekutivit të saj ringjallin frazeologjinë dhe botëkuptimin e epokës së Millosheviqit. “Respekti për vlerat evropiane nis me refuzimin e qartë të gjuhës së spastrimit etnik – pa asnjë lloj hamendësie apo justifikimi,” përfundonte deklarata.


Shtuar 14.07.2026 20:03

MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş