PS propozon votim tërësisht elektronik në 2029, Balla: Epoka e numëruesve partiakë ka marrë fund, është praktikë staliniste

Në një atmosferë të qetë, krejt ndryshe nga sesioni i kaluar i shoqëruar me hedhje vezësh dhe ofendime, deputetët e maxhorancës socialistë u paraqitën në Kuvend. Siguria ishte në nivel maksimal, me perimetrin e jashtëm të parlamentit të bllokuar nga barriera metalike dhe forca të shumta policore të pozicionuara për çdo skenar të mundshëm.

Të lidhura

None found

Me mungesën e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, vëmendjen e seancës e morën Redi Muçi nga “Lëvizja Bashkë” dhe Erald Kapri nga “Mundësia”. Pikërisht gjatë shqyrtimit të projekt-rezolutës për KQZ-në, socialistët zbuluan objektivin e tyre për të shtrirë votimin elektronik në 100% të vendit në zgjedhjet e vitit 2029.

Gjiknuri u shpreh se pavarësisht një histerie të paprecedentë që ka përfshirë numërimin elektronik, vetë forcat politike kanë qenë ato që kërkuan më shumë teknologji në proces. Ai shtoi se ekzekutivi ka treguar prej kohësh vullnetin për të financuar një sistem tërësisht elektronik për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Më pas, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, theksoi domosdoshmërinë për t’i dhënë fund një herë e mirë praktikës së numërimit të fletëve të votimit nga përfaqësues partiakë. Ai u shpreh se kjo periudhë i përket së shkuarës dhe theksoi se ndan të njëjtin mendim me qytetarët protestues që kanë kërkuar ndryshime në kodin zgjedhor. Sipas tij, është krejtësisht staliniste që pas 36 vitesh pluralizëm, partitë të vazhdojnë të kenë në dorë numërimin e votave.

Debati u ndez më tej kur Erald Kapri i “Mundësisë” ndërhyri, duke përmendur mbledhjen e stabilizim-asociimit në Strasburg. Reagimi i Ballës ishte i fortë dhe i drejtpërdrejtë, duke e akuzuar Kaprin se gjatë procesit të numërimit të votave të diasporës, i kishte kërkuar ndërhyrje për të mbrojtur votat e tij. Balla deklaroi se disponon provat në celular dhe e sfidoi Kaprin të betohej për të kundërtën, duke e cilësuar sjelljen e tij si të paburrë dhe duke i thënë se duhet të ndjejë turp.

Jehona e protestave të javëve të fundit u ndje sërish në sallën e Kuvendit. Deputetët socialistë bllokuan me kartonë të kuq një kërkesë për interpelancë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, të cilën e kishte depozituar deputeti Erald Kapri.


Shtuar 13.07.2026 15:15

matbetfixbetcasibomEsenyurt EscortmatbetsezarcasinoJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş