Aktivisti Martinjo Myrtollari: Koncerti i Kanye West pësoi dështim financiar, u shitën vetëm 25 mijë bileta nga 60 mijë që ishin parashikuar

Këtë të hënë, aktivisti Martinjo Myrtollari, gjatë një interviste në News 24, theksoi se çështja kryesore nuk lidhej me vetë performancën e Kanye West, por me faktin që promovimin e ngjarjes e morën përsipër figura të larta shtetërore, ndërkohë që në shtetet e tjera këtë rol e luajnë vetë organizatorët.

Sipas tij, eventi rezultoi në humbje dhe hapësirat u mbushën kryesisht me studentë dhe punonjës të administratës publike.

Të lidhura

None found

“Askush nga ata që protestuan nuk kishte ndonjë kundërshti me artistin, por me fushatën publicitare të ndërmarrë nga kryeministri dhe anëtarët e kabinetit qeveritar. Në çdo anë të globit, këtë detyrë e kryejnë firmat organizative, bashkë me miqtë dhe stafin ndihmës”, u shpreh Myrtollari.

Ai shtoi se u publikuan postime të sikletshme, të krijuara me inteligjencë artificiale, në faqen zyrtare të Kanye West.

Sipas aktivistit, thelbi i problemit qëndron tek mesazhi i dërguar nga politika se synon të ndërhyjë edhe në fusha që nuk janë të kompetencës së saj.

“Spektakli jo vetëm nuk gjeneroi fitim, por përfundoi në minus. Nga gjithsej 60 mijë bileta të parashikuara, u shitën vetëm 25 mijë. Pjesa tjetër e publikut përbëhej nga studentë dhe punonjës administrate, të cilët patën bileta falas”, përfundoi Myrtollari.


matbetfixbetcasibomEsenyurt EscortmatbetsezarcasinoJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş