Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Cagliarit në Itali, ku një burrë 52 vjeç tentoi të vriste pronaren e një shkolle vallëzimi, pasi kjo e fundit nuk e kishte pranuar në një kurs flamenco. Menjëherë pas sulmit, ai i dha fund jetës së tij.
Të lidhura
None found
Sipas hetimeve paraprake të policisë italiane, 52-vjeçari kishte shprehur prej disa ditësh dëshirën për t’u regjistruar në atë kurs, por kërkesat e tij ishin refuzuar vazhdimisht. Të shtunën në mëngjes, pasi mori një refuzim tjetër, ai u rikthye në ambientet e shkollës duke mbajtur një pushkë gjahu të kalibrit 12, armë për të cilën zotëronte leje.
Ai qëlloi drejt gruas, por plumbi nuk e kapi atë. Pronarja, bashkë me një dëshmitare, ia doli të hynte me vrap brenda godinës dhe kështu i shpëtoi plagosjes.
Menjëherë pas tentativës për vrasje, agresori e ktheu armën kundër vetes dhe shkrehu, duke shkaktuar vdekjen e tij në vend.
Forcat e rendit dhe autoambulanca mbërritën shpejt në vendngjarje, por për 52-vjeçarin nuk pati më asnjë mundësi shpëtimi.
