Dejvi Bregu është zyrtarisht lojtari më i ri i Al Zulfi. Sulmuesi 30-vjeçar ka lënë pas eksperiencën me Dinamon në Superiore, duke zgjedhur të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, te një skuadër që militon në ligën e dytë.
Siç ishte bërë e ditur edhe pak ditë më parë nga “Newsport.al”, Bregu i është bashkuar ekipit nga provincia e Riadit. Për sulmuesin vlonjat, kjo do të jetë eksperienca e parë në futbollin saudit.
Të lidhura
None found
Para këtij transferimi, Bregu ka luajtur edhe jashtë Shqipërisë në Turqi me Boluspor dhe Umraniyespor, si edhe në Poloni me Wisla Krakow. Ndërsa në kampionatin shqiptar, ai ka qenë pjesë e Dinamos, Teutës, Skënderbeut, Luftëtarit dhe Flamurtarit.
