PS: Deputetët e PD-së votuan kundër rekomandimeve për Shqipërinë në BE

Në Strasburg është zhvilluar mbledhja e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, ku u diskutuan rekomandimet që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Partia Socialiste, ka deklaruar se përfaqësuesit e saj dhe eurodeputetët votuan në favor të dokumentit, duke e konsideruar atë një mbështetje për rrugëtimin europian të vendit.

Të lidhura

None found

Sipas deklaratës së socialistëve, deputetët e Partisë Demokratike votuan kundër rekomandimeve.

Socialistët theksojnë gjithashtu se disa nga amendamentet e propozuara nga opozita u mbështetën, por nuk u pranuan ato formulime që, sipas PS, cenonin balancën e dokumentit dhe nuk pasqyronin progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Ata theksojnë ndër të tjera se avancimi drejt BE duhet të bazohet te reformat konkrete, standardet europiane dhe rezultatet e arritura gjatë procesit të anëtarësimit.

Deklarata e PS:

Sot në Strasburg në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, deputetët e Partisë Socialiste dhe të gjithë eurodeputetët votojnë pro Rekomandimeve në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, deputetët e PD zbatuan urdhrin e Saliut, siç e kishin bërë me dije, duke votuar kundër Shqipërisë në BE.

Partia Socialiste nuk paraqiti asnjë amendament në tekstin e propozuar nga Sekretariati i KPSA-së, pikërisht sepse atij teksti iu bashkëngjitën dy dokumente themelore: Rezoluta e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Rezoluta e miratuar me konsensus nga Kuvendi i Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në këto kushte, përsëritja e përmbajtjes së këtyre dy rezolutave, duke hequr njëkohësisht pjesët që evidentojnë qartësisht ecurinë pozitive të Shqipërisë në këtë rrugëtim, nuk kishte as kuptim politik, as logjikë institucionale dhe as vlerë shtesë për tekstin e përbashkët.

Është po ashtu e rëndësishme të theksohet se një numër amendamentesh të propozuara nga Partia Demokratike u mbështetën dhe u votuan edhe nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, pikërisht në frymën konsensuale që duhet të karakterizojë një proces kaq të rëndësishëm sa anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër depputetët e Partise Socialiste votuan një pjese e amendamenteve të Partisë Demokratike, me perjashtim te formulimeve që nuk pasqyronin frymën e një dokumenti të përbashkët parlamentar. Nuk mund të pranohej tentativa për të deformuar balancën e dokumentit, përmes përjashtimit të plotë të çdo reference që pasqyron progresin e njohur dhe të çertifikuar nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë dhe njoftimin për përmbylljen e kapitujve të negociatave.

Procesi i anëtarësimit nuk i shërbehet duke mohuar arritjet e vendit, por duke ndërtuar mbi to, me seriozitet, përgjegjësi dhe vullnet bashkëpunimi.

Partia Socialiste mbetet e angazhuar për të mbështetur çdo tekst, çdo qëndrim dhe çdo mekanizëm bashkëpunimi që i shërben realisht avancimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, mbi bazën e fakteve, standardeve dhe rezultateve konkrete të këtij procesi.


Shtuar 9.07.2026 12:26

grandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetvaycasinoİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişjojobetExtrabet girişGrandpashabetHoliganbetHoliganbetTipobet