Berisha akuzon Ramën se pengoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë për samitin e NATO-s

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh që, sipas tij, i është përcjellë nga “diplomati dixhital”. Në atë mesazh thuhet se Edi Rama ka shkaktuar një skandal duke ndalur udhëtimin e presidentit Bajram Begaj, i cili do të kryesonte delegacionin shqiptar në samitin e NATO-s në Ankara.

Berisha e ka cilësuar ngjarjen si “një skandal të nivelit më të lartë”, duke shkruar se, sipas tij, “dje ka ndodhur një skandal i nivelit më të lartë i padëgjuar kurrë më parë” dhe se Rama e ka bllokuar lëvizjen e Begajt drejt samitit në Ankara.

Të lidhura

None found

Sipas dy burimeve diplomatike të cituara në mesazh, shkresa e dërguar pranë autoriteteve pritëse të protokollit njoftonte se delegacioni shqiptar drejtohej nga presidenti Bajram Begaj, ndërsa Edi Rama figuronte si pjesë e tij, së bashku me të tjerë.

Mesazhi pretendon gjithashtu se Rama, me një veprim antikushtetues, ka ushtruar presion ndaj Begajt dhe i ka ndaluar udhëtimin si me avionin-taksi të prenotuar nga delegacioni shqiptar, ashtu edhe me linjat tregtare. Sipas këtij pretendimi, ai ka udhëtuar vetëm me bashkëshorten e tij me një avion që, siç thuhet në media, kushton dhjetëra mijëra euro për orë fluturimi.

“Diplomati Dixhital” informon se përplasja ka nisur një javë më parë në Shqipëri, kur ambasadori turk, sipas tij, i ka kërkuar një takim dhe i ka dorëzuar Presidentit Bajram Begaj ftesën për Samitin e NATO-s në Ankara. Begaj, gjithnjë sipas burimit, i ka thënë ambasadorit se kjo është çështje e Ramës dhe se ftesa duhet t’i dërgohet atij. Ambasadori është përgjigjur se gjithçka përcaktohet nga protokolli i samitit dhe se ai vetëm po përcillte ftesën. Më pas, Rama ka thirrur menjëherë ambasadorin turk dhe i ka kërkuar që ftesa t’i shkonte atij. Më tej nuk dihet se çfarë ndërhyrjesh ka bërë ai pranë presidencës turke. Megjithatë, shkresa për delegacionin shqiptar në samit, sipas diplomatit, është firmosur nga Begaj si kryetar delegacioni dhe Edi Rama jo si zëvendëskryetar, por vetëm si anëtar. Kjo, sipas mesazhit, do të thoshte se në tryezën e samitit Begaj do të ulej në vendin e parë, aty ku shkruhej Albania, ndërsa Rama do të merrte një vend pas tij; po ashtu, në foton familjare për Shqipërinë do të pozonte si përfaqësues i vendit Begaj dhe jo Rama.

Për këto arsye, sipas Berishës, Rama si “gangster” ka vendosur të mos lejojë kreun e shtetit dhe kryekomandantin e forcave ushtarake të udhëtojë drejt Turqisë.

“Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të rëndë banditesk antikushtetues të Edi Ramës ndaj kreut të shtetit të vendit me të cilin ai dëshmon edhe njëherë përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e tij”, shkruan Berisha.


Shtuar 8.07.2026 21:11

HoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibombetciobetcio girişjojobetHoliganbet