Kryeministrja e Islandës, Kristrún Mjöll Frostadóttir, theksoi se Groenlanda është në pronësi të popullit të saj dhe se qytetarët e ishullit nuk kanë dëshirë të bëhen pjesë e Shteteve të Bashkuara.
Të lidhura
None found
Këto deklarata ajo i bëri përpara takimeve të rëndësishme të samitit të NATO-s në Ankara, në një moment kur presidenti amerikan Donald Trump përsëriti sërish synimin e tij për të marrë nën kontroll Groenlandën.
Sipas Frostadóttir, qëndrimi i Trump nuk ishte surprizë, duke qenë se presidenti amerikan e ka ngritur vazhdimisht këtë çështje.
“Ne kemi qenë shumë të qartë për këtë. Groenlanda i përket popullit të Groenlandës“, deklaroi ajo.
Kryeministrja islandeze u shpreh gjithashtu optimiste, ndërsa nënvizoi se aktualisht janë duke vazhduar diskutime dhe bisedime në kuadër të një grupi formal pune, të cilave duhet t’u lihet koha e nevojshme për të sjellë rezultate.
Qëndrimi i saj vjen në një periudhë kur statusi i Groenlandës është rikthyer në qendër të diskutimeve ndërkombëtare pas komenteve më të fundit të presidentit Trump.
