Pas triumfit 3-2 të Anglisë ndaj Meksikës në Kupën e Botës, mbrojtësi John Stones dhuroi një skenë komike në dhomën e zhveshjes, ku në qendër të shakasë së tij ishte trajneri Thomas Tuchel.
Ish-lojtari i Manchester Cityt u shtir sikur kishte pësuar një dëmtim në shpatull, duke e mbajtur me siklet dhe duke alarmuar për pak çaste teknikun gjerman.
Të lidhura
None found
Më pas, Stones e ndërpreu aktrimin dhe nisi të kërcejë me lëvizje plot energji, çka bëri që e gjithë dhoma, përfshirë edhe Tuchelin, të shpërthente në të qeshura.
Ky episod argëtues është bërë viral, duke tërhequr vëmendje për frymën pozitive dhe atmosferën e shëndetshme të batutave brenda kombëtares angleze.
Ndërkohë, Anglia e ka prerë tashmë biletën për në çerekfinale, ku e pret përballja me Norvegjinë.
Skuadra që do të dalë fituese nga ky duel do të ndeshet më pas me fituesin e çifteve Argjentinë-Egjipt dhe Zvicër-Kolumbi.
