Starmer shpall rritje të madhe të buxhetit të mbrojtjes, Britania synon 80 miliardë paund në vit para samitit të NATO-s në Ankara

Keir Starmer, kryeministri britanik në largim, ka bërë të ditur një zgjerim të ndjeshëm të financimit për mbrojtjen, duke nënvizuar se deri në vitin 2029, Mbretëria e Bashkuar do të çojë në 80 miliardë paund në vit, ose afërsisht 92 miliardë euro, investimet për këtë sektor.

Ai theksoi se kjo skemë synon ta çojë vendin drejt përmbushjes së zotimit që shpenzimet ushtarake të arrijnë në 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

Të lidhura

None found

Ky plan do ta bëjë vendin tonë më të sigurt, duke nxitur një transformim brezash të forcave tona të armatosura. Shtimi i shoenzimeve të mbrojtjes do ta vendosë Mbretërinë e Bashkuar në trajektoren për të arritur nivelin e 3% të PBB-së gjatë mandatit të ardhshëm parlamentar.”, u shpreh Starmer.

Reagim pozitiv pati edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili e vlerësoi nismën si një zhvillim të rëndësishëm. “Forcimi i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar na bën të gjithëve më të fortë,” tha Rutte. Ai shtoi se bëhet fjalë për një lëvizje në kahun e duhur për realizimin e synimit prej 3.5% të PBB-së, të miratuar nga aleatët gjatë samitit të NATO-s të zhvilluar vitin e kaluar në Hagë. Në atë takim, shtetet anëtare ranë dakord që deri në vitin 2035 të alokojnë çdo vit 5% të PBB-së për mbrojtjen dhe sigurinë, ku 3.5% do të shkojnë për shpenzime ushtarake, ndërsa pjesa tjetër për investime që lidhen me sigurinë.

Ky njoftim është bërë vetëm një javë pasi Starmer shpalli dorëheqjen, pas trysnisë së ardhur nga partia e tij. Ai ka sqaruar se do të mbetet në post deri në përzgjedhjen e pasardhësit.

Emri që konsiderohet favorit për ta zëvendësuar është Andy Burnham, megjithatë ende nuk është e qartë nëse ai do të mbështesë të njëjtin plan për shtimin e shpenzimeve të mbrojtjes.

Starmer ka nënvizuar gjithashtu se qeveria e ardhshme do të ketë mundësi të ndërtojë më tej mbi këtë bazë. Deklarata e tij vjen vetëm pak ditë para nisjes së samitit të NATO-s, që hap punimet më 7 korrik në Ankara.


Shtuar 1.07.2026 13:54

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş