Cody Gakpo, sulmuesi i Holandës dhe Liverpoolit, është duke përjetuar një periudhë tepër të rëndë në jetën private, teksa zhvillohet Kupa e Botës 2026.
Tragjedia ka ndodhur vetëm dy ditë përpara sfidës së fazës eliminatore kundër Marokut, kur Gakpo dhe partnerja e tij, Noa van der Bij, bënë të ditur se kishin humbur djalin e tyre ende të palindur.
Të lidhura
None found
Ishte Noa ajo që ndau lajmin e trishtë në rrjetet sociale, përmes një postimi të shoqëruar me një fotografi prekëse, ku zbuloi gjithashtu se foshnja ishte pagëzuar me emrin Elijah Raphael Gakpo.
“Me zemër të thyer ndajmë lajmin se djali ynë i vogël ndërroi jetë gjatë shtatzënisë. Faleminderit për gjithëve për mbështetjen tuaj”, shkroi ajo.
Katër javë më herët, çifti kishte bërë publik lajmin e bukur se po prisnin një fëmijë. Nga martesa e tyre, ata kanë një djal.
Kjo humbje e rëndë vjen në një kohë kur përfaqësuesja e Holandës po bëhet gati për ndeshjen e 1/16-tës së finales në Kupën e Botës, pasi e përfundoi fazën e grupeve në krye.
Gjatë kësaj periudhe të vështirë, Gakpo dhe familja e tij kanë marrë shumë mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje nga tifozë, bashkëlojtarë dhe njerëz të futbollit, ndërsa futbollisti ka kërkuar që privatësia e familjes të respektohet.
