Kroacia triumfon ndaj Ganës 2-1 dhe kualifikohet nga vendi i dytë në Grupin L

Kroacia e ka prerë biletën për në fazën eliminatore të Kupës së Botës, pasi në ndeshjen e fundit të Grupit L mposhti Ganën me shifrat 2-1 dhe e mbylli grupin në pozitën e dytë.

Që në nisje të takimit, kroatët u shfaqën më këmbëngulës në sulm dhe iu afruan golit në minutën e 17-të, kur Nikola Vlašić goditi shtyllën.

Të lidhura

None found

Avantazhi për Kroacinë erdhi në minutën e 31-të. Petar Sucic shënoi një gol të shkëlqyer me një goditje të fortë nga largësia, duke mposhtur portierin Benjamin Asare për 1-0.

Në pjesën e dytë, Gana reagoi dhe në minutën e 73-të arriti të rikthejë baraspeshën. Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Ernest Nuamah, Derrick Luckassen e dërgoi topin në rrjetë.

Fillimisht, goli u kontrollua nga VAR-i për pozitë jashtë loje, por më pas u pranua dhe rezultati shkoi në 1-1.

Gjithsesi, barazimi i Ganës nuk zgjati shumë. Në minutën e 83-të, Luka Modrić harkoi saktë nga goditja e këndit, ndërsa Nikola Vlašić u shkëput nga mbrojtësit dhe shënoi me kokë golin vendimtar. Topi preku fillimisht shtyllën dhe më pas përfundoi në rrjetë për 2-1.

Deri në vërshëllimën përfundimtare nuk pati më gola dhe Kroacia e ruajti epërsinë, duke marrë tri pikë të çmuara.

Pas këtij suksesi, Kroacia e përfundon fazën e grupeve në vendin e dytë me 6 pikë dhe kalon në fazën e 1/16 së finales, ndërsa Gana vazhdon si e treta.


grandpashabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetgrandpashabet girişultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas