Kolumbia dhe Portugalia janë gati për përballjen e madhe që pritet të përcaktojë skuadrën që do ta mbyllë grupin në vendin e parë.
Të dyja kombëtaret tashmë i kanë bërë publike formacionet zyrtare, me trajnerët që kanë vendosur të aktivizojnë lojtarët më cilësorë për këtë sfidë me peshë.
Të lidhura
None found
Te Portugalia, synimi është të vuloset epërsia në grup përmes përvojës së Ronaldos dhe fantazisë së Bruno Fernandes, ndërsa Kolumbia i beson frymëzimit të James Rodriguez dhe ritmit të Luis Díaz.
Skuadra që del fituese nga kjo ndeshje pritet të krijojë një avantazh të rëndësishëm në luftën për kreun e grupit, duke rritur edhe shanset për një short më të lehtë në fazën eliminatore.
Takimi nis në ora 01:30 dhe vlerësohet si një prej dueleve më të forta të kësaj faze të grupeve.
Kolumbia: Vargas; Santiago Arias, Sánchez, Lucumí, Machado; Puerta, Lerma, James Rodríguez; Jhon Arias, Luis Díaz, Córdoba.
Portugalia: Diogo Costa; Cancelo, Rúben Dias, Veiga, Nuno Mendes; Vitinha, Rúben Neves, Bruno Fernandes; João Félix, Pedro Neto, Cristiano Ronaldo.
