Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, fëmija i saj rreth 12 vjeç është vendosur në një prej strehimoreve në Kosovë.
Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Të lidhura
None found
Prokuroria Themelore në Pejë e ka konfirmuar këtë informacion për Dukagjinin, ndërsa për veprimet e mëtejshme lidhur me rastin ka udhëzuar që të kontaktohet Qendra për Punë Sociale.
Qendra për Punë Sociale nuk ka dhënë deklaratë për rastin, duke sqaruar se aktualisht po merret me trajtimin e fëmijës.
Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te dhuna në familje, mbrojtja e grave dhe përgjegjësia e institucioneve për trajtimin e rasteve të tilla.




