Në 21-vjetorin e humbjes së Bardhyl Ajetit, Mazrekaj thotë se drejtësia vazhdon të mungojë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të gazetarit të “Bota Sot”, Bardhyl Ajeti, ka reaguar botuesi i kësaj gazete, Xhevdet Mazrekaj.

Në mesazhin e tij përkujtimor, Mazrekaj e përshkroi Ajetin si një simbol të fjalës së lirë dhe të gazetarisë së guximshme, ndërsa theksoi se edhe 21 vjet pas atentatit dhe vdekjes së tij, drejtësia për këtë rast ende nuk është vendosur, përcjell “Bota sot”.

Të lidhura

None found

Ai rikujtoi edhe rolin dhe kontributin e Bardhyl Ajetit në gazetarinë shqiptare, duke kërkuar që e vërteta për vrasjen e tij të mos lihet në harresë.

Në reagimin e plotë, Mazrekaj kujton ditën kur Bardhyl Ajeti ndërroi jetë.

Sot, më 25 qershor, ai thotë se Bardhyl Ajeti përkujtohet me dhimbje dhe krenari si gazetari i “Bota Sot”, i cili ndërroi jetë pas plagëve të rënda të marra në atentatin e 3 qershorit 2005, duke lënë pas një plagë të hapur për familjen, gazetarinë dhe të vërtetën.

Sipas tij, me vrasjen e Bardhylit nuk u godit vetëm një njeri, por edhe fjala e lirë, guximi qytetar dhe një gazetari që nuk pranonte të heshtte përballë kërcënimeve dhe krimit.

Mazrekaj thekson se kanë kaluar 21 vjet, por drejtësia ende mungon, dhe se kjo mungesë përbën një dhimbje të dytë për familjen e tij, për “Bota Sot” dhe për të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk duhet as të vritet dhe as të harrohet.

Ai shprehet se Bardhyl Ajeti mbetet në kujtesë si dëshmor i fjalës së lirë dhe si një nga emrat që i dhanë dinjitet gazetarisë shqiptare në kohë të vështira.

Në fund, Mazrekaj nderon kujtimin e Bardhyl Ajetit dhe shton se drejtësia për të mbetet borxh ndaj familjes së tij, ndaj gazetarisë dhe ndaj historisë.


Shtuar 25.06.2026 12:37

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetnakitbahisjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet