Pse Julian Alvarez po e sheh Barcelonën si zgjedhjen e tij të parë

Julian Alvarez ka bërë të qartë më në fund se këtë verë dëshiron të largohet nga Atletico Madrid, me synimin për t’i dhënë jetë ëndrrës së tij për të veshur fanellën e Barcelonës, klubit që e ka pasur prej kohësh në admirim që nga fëmijëria.

Gazeta Mundo Deportivo ka zbardhur arsyet kryesore që po e shtyjnë Alvarez drejt destinacionit të tij të preferuar.

Të lidhura

None found

Megjithëse ka qenë në formë të shkëlqyer përgjatë dy sezoneve të fundit, sulmuesi argjentinas ndihet i zhgënjyer nga mungesa e trofeve te Atletico Madridi.

Rikthimi i Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick si një skuadër që fiton vazhdimisht tituj e ka joshur sulmuesin argjentinas.

Po ashtu, 26-vjeçari mendon se mënyra agresive dhe sulmuese e lojës së Barcelonës, shumë ndryshe nga qasja e Diego Simeones te Atletico, si edhe prania e lojtarëve të nivelit botëror si Pedri, Frenkie de Jong, Fermin Lopez, Dani Olmo, Raphinha dhe Lamine Yamal, mund ta çojë lojën e tij në një tjetër nivel.

Një tjetër faktor është edhe mbështetja e madhe që lojtarët e Barçës i kanë dhënë idesë për ta parë atë sezonin e ardhshëm në Camp Nou.


matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet