Po tërhiqte para nga bankomati, dy vëllezrit shqiptarë masakrojnë ish-menaxherin e bankës

Një krim i rëndë ka ndodhur në Lecce të Italisë ku një ish menaxher banke i dalë në pension ka mbetur i vrarë.

69-vjeçari Giovanni Caramuscio, u vra gjatë natës në Lequile, teksa ishte në një ATM duke tërhequr para.

Të lidhura

None found

Sipas mediave italiane deri më tani janë dy vëllezër shqiptar të akuzuar për krimin e rëndë. Ata janë filmuar se teksa kryen vrasjen ndërsa ishin të maskuar me maskë antiCovid, por gjatë arratisjes kishin lënë shumë gjurmë.

69-vjeçari u vra në sy të gruas së tij dhe identiteti i shqiptarëve është bërë pas dëshmisë së saj para hetuesve. Ndërkohë policia po kërkon armën e krimit që mund të sjellë detaje të reja lidhur me ngjarjen.

Këtë mëngjes zhytësit e ekipit të zjarrfikësve u futën brenda një pusi në një distancë të shkurtër nga banka. Sidoqoftë, kërkimet për armën e vrasjes nuk dhanë asnjë rezultat.


Shtuar 17.07.2021 19:06