Porsche ka bërë të ditur se ikona e saj, Porsche 911, nuk do të kthehet në asnjë moment në një veturë plotësisht elektrike.
Në mbledhjen vjetore të aksionarëve, shefi ekzekutiv Michael Leiters u shpreh se 911 do të vazhdojë të mbajë motorin me djegie të brendshme, ndërsa e ardhmja e këtij modeli do të mbështetet te teknologjia hibride.
Të lidhura
None found
Leiters sqaroi se zgjidhja hibride nuk konsiderohet një fazë kalimtare, por një “vazhdimësi” për Porsche 911.
Ai nënvizoi gjithashtu se kompania do ta respektojë këtë zotim dhe se 911 do të mbetet modeli i vetëm i Porsche pa një version krejtësisht elektrik.
Në të njëjtën kohë, Porsche po vijon investimet paralelisht në tri drejtime teknologjike: motorë me benzinë, sisteme hibride dhe automjete elektrike.
Po ashtu, kompania është duke përgatitur një SUV të ri me tri radhë ulësesh dhe po shqyrton mundësinë e krijimit të një hipermakine të re, teksa synon edhe të ulë numrin e varianteve për disa modele, në varësi të kërkesës së tregut. /Telegrafi/
