Pas përmbytjeve nga shirat në Gjermani, numri i viktimave ka shkuar në 80 ndërsa numri i atyre që janë zhdukur është po ashtu i lartë.
Reshjet rekord në Europën perëndimore bënë që lumenjtë të dalin nga shtratet e tyre, duke shkatërruar rajonin.
Belgjika gjithashtu ka raportuar të paktën 11 të vdekur pas motit ekstrem, të cilin liderët politikë e kanë fajësuar ndryshimin e klimës.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar mbështetje të plotë për viktimat.
Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, por lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar./albeu.com