Bora Zemani thyen heshtjen: Dashuria për Vlorën dhe dëshira për ta parë gjithmonë më mirë se dje

Moderatorja e njohur Bora Zemani ka reaguar pas kritikave të shumta që mori në rrjetet sociale për heshtjen e saj ndaj çështjes së Zvërnecit. Përmes një postimi të gjatë në Instastory, të shoqëruar me një foto buzë detit, ajo ka ndarë mendimin e saj si vlonjate, duke theksuar dashurinë dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e bukurive natyrore të Vlorës.

Në mesazhin e saj, Bora ka vlerësuar pasuritë e zonës, nga Zvërneci e deri te Sazani, duke i cilësuar si thesare që nuk kanë nevojë për shpjegim, por vetëm për t’u parë e ruajtur. Ajo ka theksuar se çdo pamje e Vlorës i kujton fatin e madh që kanë banorët e saj për të trashëguar një bukuri të tillë.

Të lidhura

None found

Duke iu përgjigjur kritikave për vonesën në reagim, moderatorja ka sqaruar se zgjedh të flasë me qetësi dhe përgjegjësi, jo me zhurmë:

“Ndoshta nuk reagoj gjithmonë me zhurmë. Për çështje që kanë rëndësi, kam preferuar gjithmonë të flas me qetësi dhe përgjegjësi. Prandaj ky reagim vjen pak i vonuar. Por një gjë nuk ndryshon kurrë: dashuria për Vlorën dhe dëshira për ta parë gjithmonë më mirë se dje.”-shprehet ajo.


Shtuar 4.06.2026 23:09

jojobetjojobetjojobetjojobetcasibomMadridbetMadridbetbetciofree stresserjojobetcasibomromabetJojobetmatbetGrandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerjojobetjojobetJojobet girişMarsbahis Girişhttps://fokusheutes.de/JojobetbetparkbetparkCasibom