Kreu i njësisë administrative të Ungrenjt në Lezhë është shpallur në kërkim pasi auzohet për kultivim kanabisi.
Me kërkesë të Prokurorisë ndaj tij gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike” dhe “shpërdorim detyre”. “Arrest ne burg” është vendosur edhe për shtetasin Zef Broci, i cili është vënë në pranga nga policia.
Të lidhura
None found
Hetimet në lidhje me rastin kanë nisur muaj më parë dhe dyshohet të jenë të përfshirë dhe persona të tjerë./albeu.com
