Era dallgëzon detin në Vlorë, Bashkia thirrje pushuesve: Tregoni kujdes!

Për shkak të erës, deti i Vlorës është bërë me dallgë, të cilat janë të rrezikshme për pushuesit.

Përmes një postimi në Facebook, Bashkia e Vlorë u ka bërë thirrje turistëve të tregojnë kujdes, sidomos me fëmijët.

“Të dashur Qytetarë !

Moti i papërshtatshëm, shoqëruar me erë të fortë, ka shkaktuar përkeqësimin e kushteve të detit.

Do ju luteshim të jeni të kujdesshëm për fëmijët dhe për veten nga në det”, shkruan në Facebook Bashkia./albeu.com

 


Shtuar 15.07.2021 13:34