Mbrojtësi drejt largimit nga Juventusi, nuk shihet në planet e Alegrit

Merih Demiral është zyrtarisht në merkato. Juventusi është i gatshëm të dëgjojë oferta për mbrojtësin turk dhe po shpreson që të përfitojë prej tij të paktën 30 milionë euro.

Futbollisti që firmosi nga Sasuolo në 2019 dhe që ka një kontratë që skadon në qershor 2014, nuk është në planet e Masimiliano Alegrit dhe me konkurrencën e madhe në qendër të mbrojtjes, do të jetë i sakrifikuari në radhët e bardhezinjve. Në pole për futbollistin është Atalanta, që e ka ende të pamundur për të bërë një ofertë në shifra të tilla.

Zgjidhja për bergamaskët do të ishte shitja e Romeros te Mançester Junajtid për një vlerë të konsiderueshme që do të mund të mbulonte koston e operacionit për turkun.

Shtuar 15.07.2021 13:18