Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bayer Galibaaf, dhe negociatori kryesor i Republikës Islamike ka akuzuar ditën e sotme sot Shtetet e Bashkuara se ata duan të fillojnë luftën përsëri.
“Manovrat e armikut, si të hapura ashtu edhe të fshehta, tregojnë se, pavarësisht presionit ekonomik dhe politik, ai nuk i ka braktisur objektivat e tij ushtarake dhe po kërkon të ndezë një luftë të re”, tha Galibaf në një mesazh audio të transmetuar nga mediat iraniane.
Të lidhura
None found
Ai shtoi se Teherani duhet të përshpejtojë përgatitjet e tij në mënyrë që t’i përgjigjet fuqishëm çdo sulmi të ri, duke argumentuar se Irani nuk do t’i dorëzohet kurrë frikësimit. Kjo edhe nëse Uashingtoni ende shpreson për kapitullimin e kombit iranian.
