Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka përjashtuar nga detyra Ulian Shpatarakun. Shpataraku cilësohej si një nga njerëzit më besnik të Ilir Prodës.
Bëhet me dije se shkak për shkarkimin e tij është bërë mosparaqitja e rregullt në detyrë. Shpataraku mbante detyrën e asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.
Të lidhura
None found
Më herët ai ishte pezulluar edhe nga drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga për “mosparaqitje në mënyrë të rregullt në detyrë”.
