Operacioni në Sarandë ku u arrestua shefi i Komisariatit, ministri Lamallari: Kush mbyll sytë ndaj paligjshmërisë, llogaritë i ka me drejtësinë, s’ka kompromis

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, komentoi operacionin në Sarandë kundër ndërtimeve pa leje, ku u arrestuan shefi i komisariatit Gezim Bashllari dhe dy efektivë të tjerë.

Sipas ministrit, ky operacion tregoi se kushdo që mbyll sytë ndal paligjshmërisë nuk ka kompromis dhe llogaritë i ka me drejtësinë.

Të lidhura

None found

Ai shtoi se gjoba si masë e parë dhe më pas referimi në organet e drejtësisë do të zbatohet për këdo që shkel ligjin.

Ministri deklaroi se, ‘detyra jonë është të mos lejojmë askënd që bëhet palë me shkelësit e ligjit, që abuzon me detyrën apo bashkëpunon me elementë kriminalë’, ndërsa theksoi se ‘kontrolli i territorit është një prioritet absolut’.

“Operacioni në Sarandë tregoi se kush mbyll sytë ndaj paligjshmërisë, apo bëhet njësh me krimin, ka përgjegjësi të qarta pa kompromis dhe llogaritë nuk i ka me vendin e punës, por i ka me drejtësinë.

Gjobë si masë e parë për këdo që shkel ligjin, neglizhon zbatimin germë për germë të ligjit, sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtjen e territorit, në zona me interes kombëtar turistike, malor etj., dhe si masë e dytë edhe referimi në organet e drejtësisë, prokurori dhe gjykatë.

Këtu nuk ka kompromis. Ashtu sic na besojnë turistët që vijnë, ashtu kemi edhe detyrimin për të zbatuar ligjin germë për germë”, tha ministri.

I pyetur për përgjegjësitë, ministri deklaroi se nuk është vetëm Policia e Shtetit, por edhe IKMT, IMT dhe policia bashkiake.

“Përgjegjëse nuk është vetëm Policia e Shtetit, ne morëm masa sa i përket përgjegjësisë që kanë policia, për të garantuar edhe zbatimin e ligjit, por mbrojtja e territorit është përgjegjësi e përbashkët e IKMT, IMT dhe policisë bashkiake. Sicilia instancë duhet të bëjë analizën e vet, i kam kërkuar drejtuesit të IKMT të bëjë këtë vlerësim dhe në takimin që pata me kryetarin e bashkisë, ai ndante të njëjtin shqetësim për përgjegjësitë që kanë instancat vendore”, deklaroi ministri.


Shtuar 20.05.2026 11:22

jojobetjojobetjojobetcasibommeritkingpokerklasPokerklasJojobet GirişjojobetHoliganbet GirişborsaOnwin Girişdeneme bonusu veren siteler