Silvinjo nuk do të jetë më trajner i Kombëtares. Lajmi i papritur është bërë i ditur në minutat e fundit nga FSHF-ja. Mësohet se pasardhësi i brazilianit do të prezantohet në orën 10 në konferencën për shtyp.
“Fjala e fundit i takon Sylvinho-s, ka në tavolinë një ofertë”. Kështu u shpreh Armand Duka, presidenti i FSHF-së, në analizën e tij pas përfundimit të fazës “play-off”, në kualifikueset e Botërorit.
Të lidhura
None found
Duka ishte i qartë se me apo pa Sylvinho-n, fati i stolit kuqezi do të vendosej përpara miqësoreve të muajit qershor.
Tekniku brazilian ka qenë i pranishëm këto ditë në Tiranë, por jo për të diskutuar mbi kushtet e kontratës së re, por burime për News24 bëjnë me dije se mes Dukës dhe Sylvinho-s vendimi është marrë kohë më parë.
Mungon komunikimi zyrar, por Sylvinho e ka mbyllur me FSHF, me këta të fundit që kanë njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme ditën e sotme në orën 10:00, për të njoftuar mos rinovimin e kontratës me Sylvinhon dhe prezantimin e trajnerit të ri të ekipit përfaqësues.
Sylvinho largohet nga Shqipëria me shifra fantastike, teksa u kualifikua në Evropian dhe për herë të parë dërgoi “shqiponjat në fazën “play-off” të një Botërori.
